Dy vëllezërit shqiptarë Seferi kanë triumfuar sonte. Nuri Seferi ka shënuar fitore kundër Laszlo Hubert, shkruan albinfo.ch.
Seferi ka triumfuar ndaj boksierit nga Hungaria, duke e nokautuar në raundin e katërt. Boksieri shqiptar ishte më i mirë në ring gjatë katër rundeve.
Seferi regjistron fitoren e 46 në karrierë dhe të 22 me nokaut. Fitoren Seferi ia ka dedikuar Ramush Haradinajt.
Ndërkohë, vëllai i tij, Sefer Seferi e ka shënuar fitoren e 22-të në boksin profesionist.
Boksieri shqiptar ka mposhtur me nokaut brazilianin Marcelo Ferreira Dos Santos. Në mbështetje të madhe të tifozëve shqiptarë, Sefer Seferi e ka hedhur në dysheme boksierin brazilian në raundin e pestë.