Një suedez 38 vjeçar qe kapur në muajin gusht duke ngarë veturën e tij me shpejtësinë e jashtëzakonshme prej 290 km në orë, në një autostradë zvicerane.
“Kënaqësinë” e tij me të cilën kishte rrezikuar jetët e pjesëmarrësve tjerë në trafik, suedezi do ta paguajë relativisht shtrenjtë. Një gjyqtar policor i ka shqiptuar atij në mungesë një dënim prej 300 njësish ditore nga 150 franga.
Më parë ai pati bërë ankesë kundër dënimit i cili parashihte vetëm 180 ditë nga 150 franga.
Rrethanë rënduese për dënimin e tij kishte qenë një filmim i zbuluar i cili e tregonte suedezin duke bërë gara me makine, duke pasur brenda saj një fëmijë të vogël.
Pasi ka paguar kaucionin, me dënimin e ri, më të lartë, ai i mbetet borxh shtetit zviceran për vetëm 200 franga.