Austria ka vendosur të padisë Gjermaninë për futjen e tarifave rrugore që në bazë të Vjenës janë një shkelje e marrëveshjes me BE-në në lidhje me barazinë e të gjithë qytetarëve të Bashkimit.
Ministri i Transportit i Austrisë, Joerg Lajhtfrid, tha sot në një konferencë për shtyp se do të paditet në Gjykatën Evropiane për shkak se tarifat rrugore në Gjermani janë diskriminim mbi bazën e kombësisë.
Pakoja e ligjeve për tarifat e kontestuara rrugore është miratuar nga Bundestagu gjerman. Ligjet e reja pritet të zbatohen nga 2019.