Punët në ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdare janë duke shkuar mirë, kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarë të konsorciumit Bechtel & Enka.
Sipas tyre punët do të kryhen para kohe dhe se 38 kilometrat e para do të përurohen në fund të këtij muaji.
Zëdhënësja e konsorciumit amerikano-turk Ela Ruci ka deklaruar se janë duke punuar intensivisht, në mënyrë që punët të përfundojnë sa më shpejt.
“Stafi i Bechtel & Enka, po punon intensivisht për përfundimin e 38 kilometrave sipas planit për të realizuar hapjen e 3 seksioneve të para dhe 4 km nga seksioni i 4, rreth 1 vit para afatit”, ka bërë të ditur ajo.
Ruci ka thënë se gjatë punës në autostradë nuk ka pas pengesa me shpronësimet e pronave ka kalon autostrada Vermicë – Merdare.