Një bashkatdhetar që ka ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje, iu ka dhënë leksion të gjithë bashkëkombëseve të tij në rajonin e Obojës. Bajram Xhabali ka marrë një iniciativë për t’i mbledhur të gjitha mbeturinat (bërllokun) përskaj rrugës nga fshati i tij i lindjes Pllavë deri në rrugën kryesore që lidhë Dragashin me Prizrenin.
Rrafshnalta e Opojës është njëra nga rajonet më të bukura të Kosovës. Por biznesmenit që jeton në Zvicër, e pa se rruga nëpër të cilën po qarkullonte si çdo qytetar tjetër, është e mbudhur plot me mbeturina dhe askush nuk po merret me pastrinë e ambientit. Edhe pse Bajrami këtu ka ardhur për pushim, morri iniciativë me vet financim për ti pastruar këto rrugë, raporton opoja.net.
Nga dita e sotme, Bajram Xhabali ka marr iniciativë që të paguaj tetë punëtorë duke iu siguruar mjetet e transportit, për t’i pastruar rrugët. Pastrimi i rrugëve ka filluar nga fshati Brezne deri në fshatin Zhur, punëtorët do të punojnë deri ti largojnë të gjitha këto mbeturina nëpër rrugë. Xhabali është biznesmen në Zvicër ka firmën e tij “Xhabali Izolirungen”.