Prania e fortë e lojtarëve nga ish-Jugosllavia në ekipin kombëtar të futbollit zviceran vë në pyetje dy fenomene.
Së pari, pasojat migratore të një konflikti që çuan rreth 300.000 persona, që nga viti 1990, për ta zgjedhur Zvicrën si vendbanim.
Së dyti, format e integrimit afirmativ në komunitetin e vendit mirëpritës, nëpërmjet mjetit të sportit. Këto dy fenomene do të ndriçohen me rastin e një tryeze të rrumbullakët që do të bashkojë ekspertë nga fusha e imigracionit dhe e futbollit.
Një projekt i udhëhequr nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) në bashkëpunim me Muzeun e Artit dhe Historisë të qytetit të Neuchâtel-it..
