Lideri i Partisë Serbe të Ripërtëritjes, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se informatat për ngjarjet në Jarinje janë të ndryshme nga ato që i janë plasuar opinionit serb.
Drashkoviq ka thënë se popullit serb duhet t’i thuhet e vërteta. Ai ka kritikuar një takim të Këshillit për Siguri të Kuvendit të Serbisë që është mbajtur të premten duke thënë se përfaqësuesit e shërbimeve serbe të sigurisë nuk kanë thënë të vërtetën.
Ai ka thënë se aktualisht Serbia është në një udhëkryq dramatik të fatit dhe në dhjetë ditët e ardhshme, sipas tij, shteti serb me vullnetin e vet mund të kthehet në drejtim të viteve ‘90.