Ka më pak të papunë në Zvicër. Në fund të shkurtit kuota ka rënë në 3.6 për qind, që është 0.1 për qind më pak se në vitin e kaluar. Lajmi i keq është se në shkurt norma e papunësisë për ata mbi 55-vjeç ka qenë 4.3 për qind, më e lartë se vitin e kaluar.
Ky zhvillim gjatë dy vjetëve të fundit vlen për pothuajse të gjitha industritë e mëdha.
Në industrinë e makinerisë numri i përgjithshëm i të papunëve u rrit me pesë për qind në dy vjetët e fundit, dhe dymbëdhjetë për qind në mesin e punëtorëve të vjetër. “Pasi mbeten pa punë, ata e kanë shumë vështirë për të gjetur një vend tjetër pune”, thotë Lampart, përcjell albinfo.ch.
Zhvillime të ngjashme janë regjistruar në bujqësi: numri i të papunëve ra me një për qind në dy vjetët e fundit. Megjithatë, ishte rritur me 20 për qind në mesin e mbi 55-vjeçarëve.
Efekt të njëjtë është treguar në informatikë: numri i të papunëve në dy vjetët e fundit u rrit me tre për qind. Sektori i telekomunikacionit ka bërë përjashtime. Gjatë dy vjetëve të fundit numri i të papunëve është rritur me 12 për qind.
Vitin e kaluar Samuel Stalder (35) nisi një platformë ndërmjetësimi për punëkërkuesit mbi 50 vjeç. “Shumë kompani kanë paragjykime të mëdha. Ato mendojnë se punonjësit e moshuar janë më pak të gatshëm për të mësuar dhe më pak të motivuar dhe se ata mund të dështojnë për shkak të sëmundjes, thotë Stadler.