Numri i shtetasve kosovarë për të migruar me leje pune është rritur shumë kohët e fundit. Sipas statistikave të Qendrës për Aftësim Profesional shtatë mijë persona janë trajnuar edhe pajisur me certifikata, ka bërë të ditur “KTV”.
Kjo certifikatë njihet nga të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, derisa janë 13 profesione të ndryshme që trajnohen në këtë qendër.
Momentalisht janë duke u trajnuar rreth 130 persona, derisa një mijë të tjerë janë në pritje.
Shumica e atyre që janë certifikuar, kanë arritur të inkuadrohen në punë, kryesisht në Gjermani. Numri i të interesuarve është i madh, ndërsa kapacitetet e kësaj qendre janë të vogla.