Në Jarinjë, rreth 100 metra larg pikës aktuale, në zonën neutrale jashtë vijës kufitare të Kosovës, KFOR-i ka vendosur një pikë tjetër kontrolli.
Siç bëjnë të ditur burime të “LajmeShqip” kjo pikë është te rruga ilegale alternative që kanë hapur serbët. Forcat e KFOR-it janë duke e shkatërruar këtë rrugë.
Pikërisht nga ajo pikë dhe nga ai pozicion, serbët e armatosur kanë shtënë në drejtim të KFOR-it, gjatë incidentit që ka ndodhur dy ditë më parë.