Hapi tjetër i Aleancës Kuq e Zi është maratona Kuq e Zi. Përmes një deklarate për media, Aleanca Kuq e Zi, ka shpalosur në kalendarin e maratonës që parashikon tubime gjithandej botës, kudo ku ndodhen shqiptarë.
Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, slogani i maratonës është: “Ti Shqipëri më jep nder” dhe synon ndërgjegjësimin e shqiptarëve për çështjen kombëtare.
Qytetet do të jenë Brukseli, Nju Jork, Filadelfia e Roma. Aleanca Kuq e Zi bën thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë maratonë.
Kalendari i maratonës përfshin:1 – 1 Tetor në Bruksel me shqiptaret e Belgjikës – Maison des Ailes rue Montoyer n 1 1000 Bruxelles2 – 10 Tetor në Nju Jork tubim Kuq e Zi ora 11:00 Fifth Avenue – Manhatan3 – 17 Tetor në Romë me shqiptarët e Italisë në orën 18:00 via De Lollis – Universiteti “Sapienza”4 – 26 Tetor në Tetovë në Universitetin e Tetovës
Data e mbylljes së “Maratona Kuq e Zi” do të jetë 28 Nëntori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.