Kompania gjermane “IQ-to-Link GmbH” pritet që gjatë këtij viti të punësojë rreth 300 të rinj gjatë këtij viti në Mitrovicë, raporton albinfo.ch.
Kryeshefi i kësaj kompanie është takuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke shpalosur projektin e tij dhe duke konfirmuar se kjo kompani do të mundësojë punësimin në faza të rreth 300 punëtorëve.
“Jens Reichenbach, i rikonfirmoi kryetarit Bahtiri, se kompania e tij është duke i bërë përgatitjet për fillimin e punëve të një “Call-center, që sipas parashikimeve mund të bëhet më një korrik të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Bahtiri e ka falënderuar investitorin Jens Reichenbach për interesimin e tij për të investuar në Mitrovicë, duke mundësuar punësimin e rreth 300 të rinjve.