Qeveria gjermane është shprehur e shqetësuar për dhunën shkaktuar në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.
Dhuna kundër ushtarëve të KFOR-it është e papranueshme, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane.
Sipas të dhënave të ushtrisë gjrmane, ka patur të shtëna në drejtim të ushtarëve. Tetë ushtarë të KFOR-it u plagosën, raporton DW, në gjuhën shqipe.
Edhe Franca ka dënuar dhunën e protestuesve serbë kundër forcave të NATO-s në veri të Kosovës, ndërsa ka ftuar popullatën e kësaj ane të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Bernar Valero, tha se “Parisi i mbështet plotësisht përpjekjet e misionit evropian për të siguruar kontrollet doganore në vendkalimet kufitare në veri, me përkrahjen e KFOR-it”.
“Ne ftojmë autoritetet serbe dhe kosovare që, në mënyrë konstruktive, të vazhdojnë bisedimet”, ka thënë Valero.