Një video e një gjeli nga Kosova është përhapur me shpejtësi me të madhe në rrjetet sociale. Ky gjel shumë i madh ka befasuar të gjithë, me madhësinë e tij, raporton alinfo.ch.
Por, gjeli i Fitim Sejfiaj është bërë lajm në mediat më të mëdha botërore si “CNN”, “Dialy Mail”, “The Sun”, “Fox News”, “India Today”, “International Buisnes”, e shumë të tjera.
Videoja ka marrë miliona klikime në mbarë botën dhe shumë komente, ku disa komentonin se ky gjel nuk është i vërtetë, megjithatë “upi.com”, shkruan se gjeli është i vërtetë dhe madhësia e tij prej një dinozauri është i mundur.