Kjo Forcë shumë shpejt mund të zbarkojë edhe në misione jashtë vendit.
Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse një gjë e tillë kërkohet nga ndonjë shtet i rajonit apo nga shtetet e NATO-s. Për këtë arsye, ligjvënësit kosovarë pritet që në seancën e ardhshme të miratojnë propozimvendimin e Qeverisë për t’i dhënë dritën e gjelbër FSK-së për të zbarkuar në misione jashtë vendit, bën të ditur televizoni në Prishtinë, KTV.
Drejtuesit e FSK-së thonë se ky vendim do të jetë fuqiplotë vetëm deri në miratimin e Ligjit për zbarkime, që do të hartohet nga Zyra ligjore e kësaj force. FSK-ja tashmë dy herë ka zbarkuar në shtetin shqiptar, gjatë vërshimeve në Shkodër.