Zyra Federale e rrugëve është duke hulumtuar zgjidhje për t’i zvogëluar kongjestionet që lindin nga ngarkesa e tepërt e trafikut rrugor, njofton e përditshmja “Tribune de Genève”.
Sistemi do të quhej Hinka e shpejtësisë dhe do të mundësonte që për çdo rrezik të krijimit të kongjestionit në autostradë t’i dërgohet sinjal policisë rrugore të ngarkuar për udhëheqjen e trafikut rrugor, ta zbresë shpejtësinë e autorizuar në 80 km/orë, apo edhe sipas situatave, në 60 km/orë.
Paradoksalisht, studime të ndryshme dëshmojnë se zvogëlimi i shpejtësisë së autorizuar mundëson më shumë fluiditet në trafik.
Mirëpo, ky plan i Zyrës Federal të rrugëve nuk u pëlqen organizatave që i mbrojnë automobilistër. Sipas Klubit zviceran të automobilëve si dhe Turing klubit zviceran, autoritetet do të duhej para së gjithash ta zgjerojnë kapacitetet e rrugëve.