Blerim Xhemaili është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Serie A, shkruan albinfo.ch.
Ai në ndeshjen e fundit ndaj Chievos shënoi dy gola në fitoren e thellë prej 4:1. Xhemaili ishte fantastik dhe njëri ndër më meritorët për triumfin e skuadrës së tij.
Xhemaili këtë sezon në Serie A ka shënuar tetë gola, më shumë se shumë sulmues në njërin nga kampionatet më të forta në Evropë, si dhe ka edhe dy asistime.