Mbrëmë në Lugano është mbajtur spektakli i zgjedhjes së Mis Zvicrës 2011. Njëzetvjeçarja nga Berna, Alina Buchschacher është e zgjedhura e jurisë dhe publikut, kështu që ajo do ta mbajë kurorën e misit për këtë vit.
Alina ka qenë mis Berna dhe duke u zgjedhur edhe Mis Zvicra, është kandidatja e parë nga Berna që prej tridhjetë vitesh merr titullin e zviceranes më të bukur.
Shoqëruesja e parë është zgjedhur Julia Flückiger dhe e dyta, Ashley Balmer.
Alina Buchschacher ka trashëguar titullin e misit nga Kerstin Cook.