Taulant Seferi zgjodhi Shqipërinë para Maqedonisë. Kjo bëri bujë të madhe, derisa Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 nuk është dorëzuar për mesfushorin e Young Boys, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, Seferi nga Kumanova e Maqedonisë ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndërrojë mendje dhe do të luajë për ekipin kuqezi.
Madje, ai me një mesazh mjaft domethënës ka treguar pse ka zgjedhur Shqipërinë U-21. “Nëna më ka thënë: O bir, emrin ta kam vënë Taulant. Mos u shit për frank e dollarë. Mos harro që je shqiptar!”, ka shkruar futbollisti në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.
Seferi pritet të ftohet nga Shqipëria U-21 e më pas edhe nga Kombëtarja kuqezi.