Policia e Kantonit Baselland ka ndaluar për shkaqe sigurie manifestimin e paralajmëruar të organizatës nacionaliste turke “Ujqit e përhirtë. Ky manofestim ishte proklamuar si një aktivitet kulturor që do të mbahej këtë të shtunë në Reinach, shkruan srf.ch.
Në bazë të një komunikate që ka publikuar, policia këtë vendim e ka marrë “pas zhvillimeve të fundit” në koordinim dhe marrëveshje me Drejtorinë e Sigurisë të Basellandit, transmeton albinfo.ch. Në mëngjesin e të premtes, ekstremistët e majtë kishin paralajmëruar në mediat sociale mbajtjen e një “Antifa-Demo” në Reinach pikërisht për të penguar mbajtjen e manifestimit të përmendur turk.
Në këto rrethana nuk është e mundur të garantohet siguria dhe rendi publik për qytetarët, ka theksuar policia.