Konferenca evropiane e ipeshkvijve të Kishës Katolike do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor në Tiranë. Do të jetë kjo hera e parë që një organizim i tillë mbahet në Shqipëri.
Në këtë konferencë do të zgjidhet një kryesi e cila do të veprojë nga viti 2011 deri në vitin 2016 si dhe do të debatohet për ungjillëzimin e ri në Evropë.
Mbajtja e kësaj konference në Shqipëri është ngjarja më e madhe kishtare në këtë vend, pas vizitës së Papës Gjon Palit të Dytë në Shqipëri në vitin 1993, shkruan cathweb.
Kardinalët dhe ipeshkvijtë e të gjitha vendeve të Evropës do t`i presë edhe presidenti i vendit Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.