Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin australian. Ai është bërë i pandalshëm për skuadrat kundërshtare, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e tij, Melboune Victory shënoi fitore ndaj Perth Glory me rezultat 4:1, ku Berisha ishte protagonisti kryesor.
Ai shënoi një gol të bukur me kokë, derisa më pas ka bërë një asistim të jashtëzakonshëm. Ky asistim po cilësohet si njëri ndër më të mirët e vitit.
Goli i Berishës ishte i 99-të në kampionatin australian dhe sulmuesi nga Prishtina po vazhdon me rekorde në Australi.
Ai është shprehur i lumtur për fitoren e fundit. “Sot e kemi merituar të fitojmë. Duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme dhe të mos dorëzohemi asnjëherë”, deklaroi ai.
Berisha është në formë të mirë para debutimit me Kosovën kundër Islandës më 24 shkurt.
https://www.youtube.com/watch?v=4NN3Im6jd3o
https://www.youtube.com/watch?v=lZiSf7zaY7E