Republika e Kosovës nuk merr pjesën ë takimin e Sarajevës për shpërndarjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të ish-Jugosllavisë.
Adnan Haxhikapetanoviq, përfaqësues i Bosnjë-Hercegovinës ka theksuar se në këtë takim po bisedohet për ndarjen e pronave të përfaqësive diplomatike të të gjitha vendeve suksecionare të ish-RSFJ-së.
Ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim për mospjesëmarrjen e Kosovës, raporton INA.
Haxhikapetanoviq ka deklaruar se në këto bisedime po zhvillohet faza e pranim-dorëzimit të disa përfaqësive diplomatike.
Në fazën e tanishme po diskutohet shpërndarja e pronës diplomatike në Amerikën Latine, Afrikë, Bahrein.
Një ndër temat kyçe do të jetë edhe shitja e apartamentit grandioz që gjendet në Manhattan në Nju Jork, ku kishin qëndruar delegacionet e ish-Jugosllavisë që kishin misionet në OKB.
Për shpërndarje janë edhe pasuri me vlerë me një kosto prej 65.4 milionë dollarë, që i kanë takuar dikur rrjetit diplomatiko-konsullor të Jugosllavisë, edhe atë në Evropë, Amerikën Latine, Karaibet, Azi dhe Afrikë.