Mërgim Berisha po vazhdon me suksese në skuadrën e të rinjve të Red Bull Salzburgut, shkruan albinfo.ch.
Skuadra austriake është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të rinj, ku do të ndeshet me Barcelonën. Turneu finale do të mbahet në Nyon të Zvicrës.
Salzburg më herët kishte eliminuar Manchester City, Paris Saint Germain, kurse së fundi eliminoi Atletico Madrid, duke e mundur 2:1, derisa futbollisti i talentuar shqiptar asistoi në golin e dytë.
Tashmë, Salzburg do të ndeshet me Barcelonën, që eliminoi Porton. Kjo do të jetë edhe një mundësi e mirë për sulmuesin shqiptar që të tregojë vlerat e tij.