Në shkurt 159’809 persona janë regjistruar si të papunë në entet rajonale të punësimit RAV në Zvicër.
Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar rënie brenda një muaji nga 3.7 në 3.6 për qind.
Në krahasim me vitin e kaluar, papunësia ra për 1608 njerëz. Këtë e ka bërë të ditur nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).
Ishte dukshëm më e mirë në muajin shkurt, situata për të rinjtë e papunë (15 deri 24-vjeçare). Numri i tyre është zvogëluar nga muaji i kaluar me 3.4 për qind në 19’108 njerëz. Krahas shkurtit 2016 bëhet fjalë për një rënie prej 6.7 për qind.
Gjithsej 223’627 punëkërkues janë regjistruar në shkurtin e 2017. Bëhet fjalë për 3234 më pak se muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër, megjithatë është rritur me 0.3 për qind.