Fakulteti juridik gjerman mund të hapet edhe në Kosovë. Kjo është diskutuar në mes ministres së drejtësisë së Kosovës, Dhurata Hoxha dhe ministri federal i drejtësisë, Heiko Maas, raporton albinfo.ch.
Hoxha po qëndron në Berlin me ftesë të Maas dhe kanë diskutuar për disa çështje.
Dhurata Hoxha ka falënderuar për mbështetjen e deritashme që Gjermania i ka dhënë Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Kosova e falënderon Gjermaninë për atë çfarë ka bërë deri më tani në Kosovë, derisa ka kërkuar ndihmë në procesin e hartimit të Kodit Civil sipas modelit gjerman.
Hoxha dhe Maas diskutuan mundësinë e hapjes së një Fakulteti juridik gjerman në Kosovë, me qëllim të forcimit të arsimit në fushën juridike, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.