Lazio po vazhdon sukseset e tij në Kampionatin italian, derisa drejtori sportiv i kësaj skuadre, Igli Tare po mendon për transferimet e verës, shkruan albinfo.ch.
Siç shkruajnë mediat italiane, Tare po e kërkon mesfushorin kosovar të Luzernit, Hekuran Kryeziu, që siç shkruajnë mediat italiane prej kohësh vëzhgohet nga drejtuesi shqiptar.
24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018 me skuadrën zvicerane, por Lazio këmbëngul për ta sjellë në Serie A lojtarin, aq sa në ditët e ardhshme është planifikuar një takim me agjentin e tij, Arzen Ramadani.
Por, Lazio nuk është skuadra e vetme që po e kërkon Kryeziun, i cili po vëzhgohet nga afër edhe nga Monaco dhe Feyenoord.
Kryeziu është njëri nga mesfushorët më të mirë që ka Kosova dhe pritet shumë nga ai në të ardhmen.