Ish lojtari i FC Baselit, shqiptari nga Kosova, Beg Ferati, e ka nisur ters sezonin në bundesligën gjermane. Ai ka debutuar dje, në javën e gjashtë të sezonit, për FC Freiburgun, kundër FC Stuttgardit.
Por gëzimi i tij nuk ka zgjatur shumë. Pas vetëm 27 minutash lojë Ferati është dashur të zëvendësohej, pasi që, në një dyluftim me futbollistin e kombëtares gjermane Cacau, ai kishte lënduar gjurin.
Sipas medieve gjermane, në 27 minutat sa kishte qëndruar në fushë, Ferati kishte zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Ai, në pozicionin e mbrojtësit kishte zëvendësuar futbollistin e lënduar Pavel Krma.
Ndeshjen, me rezultat 2:1, e ka fituar Stuttgarti.