Pagat minimale në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë të jenë shumë të vogla, madje më të voglat në Ballkan për t’u mos u krahasuar me vendet tjera evropiane.
Në Shqipëri paga minimale është 155 euro, derisa në Kosovë janë në fuqi dy lloj pagash minimale: Deri në moshën 35 vjet lejohet që paga minimale të jetë 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë të mos jetë nën 170 euro, raporton albinfo.ch.
Sipas EUROSTAT-it, paga minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë: Sllovenia 805 euro, Kroacia 433 euro, Mali i Zi 288 euro, Serbia 250 euro, Maqedonia 231 euro dhe Shqipëria 155 euro.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, ka konfirmuar për televizionin publik se ka filluar puna për e harmonizimin e pagës minimale. “Ne nuk do të heqim dorë sepse këtë e kemi kërkuar edhe më herët. Sepse në Kosovë nuk kemi paga të kënaqshme sidomos në sektorin privat”, është shprehur ai.