Janë gjithnjë më të shumtë të rinjtë në Zvicër të cilët po vendosin që, pas përfundimit të shkollimit të mesëm, të fillojnë studimet në ndonjërin nga universitetet ose shkollat e larta të këtushme, është njoftuar sot në një konferencë shtypi në Bernë.
Kjo rritje numri, sjell universitetet në kufijtë e e tyre të mbulimit të shpenzimeve, shkruajnë mediet zvicerane.
Universiteti ETH i Cyrihut, me 17 000 studentët që fillojnë vitin e ri akademik ka thyer një rekord dhe njëherësh shteron kapacitetet e tij.
Në Universitetin e Bernës javën që vjen do të fillojnë semestrin vjeshtor 15300 studentë. Më shumë studentë se vitin e kaluar ka edhe në Universitetin e Lucernit, Neuchatelit e St. Gallenit. Ndërsa në Universitetin e Friburgut dhe atë të Cyrihut, numri i nstudentëve ka mbetur i pandryshuar.