Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po marrin gjithnjë më tepër masa të cilat kanë për pasojë shkaktimin e dëmeve ekonomisë zvicerane. Këtë përfundim e ka nxjerrë një dtudim i realizuar nga Universiteti i St. Gallenit.
Marrëveshjet bilaterale që Zvicra i ka me shtetet anëtare të BE-së nuk kanë mundur ta mbrojnë shtetin helvetik nga ky zhvillim negativ thotë për srf.ch autori i këtij studimi, Simon Evenett.
Nga viti 2008 e deri më tash BE ka marrë 200 vendime të cilat i kanë shkaktuar dëme interesave ekonomike të Zvicrës, thuhet në studim, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër në asnjë rast nuk ka pasur ndikime pozitive nga ato vendime.
Listën e vendeve që kanë shkaktuar dëmet e përmendura i prijnë shtetet fqinje të Zvicrës, si Gjermania, Franca dhe Italia.