Ligji për sigurimet shëndetësore do të fillojë së zbatuari në praktikë më 1 janar 2013, kurse gjashtë muaj më herët, më 1 korrik 2012, do të nisë mbledhja e kontributeve për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, gjatë një debati të organizuar në Prishtinë nga “Forumi 2015” me temën: “Si ta mjekojmë mjekësinë”. Ministri Agani ka dhënë informacione nga takimet që ka pasur me përfaqësuesit e Bankës Botërorë gjatë ditës së djeshme. Ai ka thënë se mbetet i përkushtuar për realizimin e këtij ligji përkundrejt sfidave të mëdha.
Kosova me sigurime shëndetësore nga 1 janari 2013
0 Likes
0 Share
Më 1 korrik 2012, do të nisë mbledhja e kontributeve për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore