43 për qind e të anketuarve në një studim të “Axa”-s treguan se ata kishin përdorur telefonin e tyre celular gjatë ngasjes së biçikletës, ndërsa 12 për qind madje e bëjnë këtë rregullisht, përcjell albinfo.ch.
Telefonat celularë i përdorin duke bërë thirrje, leximi të mesazheve, por edhe si një pajisje navigacioni, ose për të dëgjuar muzikë.
Nga “Axa” e Winterthur-it thonë se shifrat janë shumë të larta. Sikur shoferët dhe këmbësorët, por edhe çiklistët duhet të përmbahen nga përdorimi i telefonave të tyre celularë.