Të hënën, pak pas orës 19:00, ka vdekur një refugjat në Ticino. Ai kishte hipur mbi trenin S10 që lidh Ticinon dhe Italinë.
Treni u ndal në komunën Balerna TI, në afërsi të Chiasso-s. Trupi i njeriut u gjet më vonë në stacion.
Ndërkohë, pas një autopsie merret vesh se viktima është me origjinë afrikane, tha një zëdhënës i policisë.
Ndërsa identiteti i saktë është ende i paqartë, megjithatë mediat në Ticino supozojmë se është një refugjat.
Nuk është rasti i parë kur refugjatët shfrytëzojnë rrugët e rrezikshme për të mbërritur në Evropë, duke u fshehur nëpër trena që të hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Italia. Ka pasur tashmë disa raste me fatalitet.