Presidentja, Atifete Jahjaga, është takuar me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Erhard Drevs, e cila e uroi atë për detyrën e re.
Më këtë rastë ajo ka theksuar rolin shumë të rëndësishëm të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.
Ajo ka thënë se KFOR-i është institucioni ndërkombëtar më i besueshëm që gëzon respektin më të madh në mesin e qytetarëve të Kosovës dhe së bashku me Policinë e Kosovës, luajnë një rol të madh në ruajtjen e stabilitetit në vend.
Presidentja ka deklaruar rolin e madh që NATO luan në trajnimin dhe aftësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përgatitjen në përmbushjen e kapaciteteve të plota operacionale.
Sipas saj është me rëndësi pjesëmarrja e FSK-së në misionet paqeruajtëse rajonale dhe ndërkombëtare të NATO-s dhe anëtarësimi i saj në strukturat euroatlantike, veçanërisht në Partneritetin për Paqe.
Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Drevs e ka falënderuar presidenten për mbështetjen për forcat paqeruajtëse dhe theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
Ai ka theksuar se forca paqeruajtëse do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në kryerjen e misionit të saj.
Një takim njohës me komandantin e KFOR-it e ka pasur edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.