Gazetari dhe publicisti në Shqipëri, Blendi Fevziu ka kërcënuar ndërprerjen në gjysmë të intervistës me liderin opozitar Lulzim Basha, derisa ku i fundit po intervistohej në çadra, në emisionin “Opion”. Basha, derisa po intervistohej ofroi një qytetar në foltore, dhe kjo e irritoi gazetarin Fevziu.
Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij ta thotë në mes të emisionit problemin e tij personal. Por kjo ftesë e Bashës, ishte pa miratimin e gazetarit, i cili tha se kjo është ndërhyrje në emision dhe “do ta ndërpresë atë”. Kjo e irritoi edhe Bashën, i cli televizionin e quajti “të kapur”.
“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.
“Të lutem më lejo. Por dy minuta ore sa të thotë diçka. Kam një mesazh edhe për median e kapur, ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini që do jini pjesë e përmbysjes popullore që po vjen”, tha Bsha, i cili po intervistohej në çadrat e vendosur nga partia e tij në qendër të Tiranës.
Partia Demokratike nga java e kaluar, është duke protestuar duke kërkuar zgjedhje të reja. Simpatizantët janë ngujuar në tenda, në mes të qytetit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. Ky i fundit ka thënë se qeveria e tij nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, sepse nuk i përshtatet agjendave opozitare.