Biri i boksierit legjendar Muhamed Ali është mbajtur në pyetje për dy orë të tëra ndërsa kthehej nga Xhamajka në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndodhi për shkak të emrit të tij arab, pohojnë mediat amerikane.
Mohamed Ali Jr, 44 vjeç , i lindur në Philadelphia (Pennsylvania) dhe mbajtës i një pasaporte amerikane, i cili udhëtonte me të ëmën Khalilah Camacho-Ali, ish-gruaja e boksierit të vdekur në vitin 2016, nuk janë liruar për dy orë të tëra, ka thënë avokati i tij Chris Mancini për gazetën Courier-Journal of Louisville.
E ëma dhe i biri u ndaluan për pyetje në aeroportin ndërkombëtar në Fort Lauderdale, më 7 shkurt vetëm për shkak të emrave arabë, njofton albinfo.ch.
Znj Camacho-Ali u lirua, pasi që i kishte treguar doganierit fotografinë ku shihet së bashku me ish-burrin e saj. Por Ali Jr, i biri nuk kishte foto dhe, sipas Mancinit, ai u mbajt për gati dy orë, me ç`rast disa herë i është bërë pyetja për emrin e tij “? Ku e keni marrë emrin tuaj” ose “A jeni mysliman?”. Ai është përgjigjur se ishte mysliman, si babai i tij, por kjo nuk ka ndalur doganierët me pyetjet e tyre.