Në Dipolsdau të kantonit St. gallen është dashur të ndërhynte policia për të evituar konfliktin në mes të grupimeve të ekstremit të djathtë dhe të majtë. Me këtë rast, policia ka arrestuar 30 deri 40 veta, ndërsa një politikan austriak, i pranishëm në rrëmujë ka pësuar lëndim.
Sherri ka filluar kur organizata e ekstremit të djathtë ” Europäische Aktion” ka bërë thirrje për një “Festë Evropiane” në kantonin e St. Gallenit.
Një koalicion i majtë nga na tjetër po mbante një kundër-manifestim, ndërsa të gjelbrit një protestë. Të arrestuarit, rreth 40 sish, janë denoncuar për shkelje të ligjit kundër maskimit. Sipas agjencisë APA i lënduari në këto trazira ka qenë një politikan i gjelbër, deputeti nga Austria, Harald Walser. Atë e ka sulmuar një grupim skinheads-ëve.