Lideri i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se politika serbe ndaj Kosovës plotësisht ka pësuar disfatë.
Për këtë gjë sipas tij, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënjeve me shqiptarët e Kosovës, raporton Ina.
“Duhet një kthesë momentale në politikën tonë ndaj Kosovës, dhe ashtu duhet bërë të qartë se prioritet i Serbisë duhet ë jetë krijimi i kushteve normale për serbët në Kosovë”, ka theksuar Jovanoviq në një tribunë të organizuar nga Fondacioni gjerman “Fridrih Nauman” në Nish.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënjeve me shqiptarët e Kosovës mund të fillojë vetëm atëherë kur do të respektojnë interesat e tyre të konkretizuara në realizimin e shtetit të tyre, që është njohur siç tha ai nga 100 shtete të OKB-së.