Paga mesatare mujore neto në Slloveni vitin e kaluar arriti në 1.030 euro, që është 1.8 për qind më i lartë se vitin e mëparm.
Mesatarja mujore e pagës bruto vitin e kaluar arriti në 1,584.66 euro dhe ishin 1.9 për qind më të larta se vitin e kaluar, njoftoi Enti Statistikor slloven, përcjell albinfo.ch.
Diferenca në të ardhurat në sektorin publik dhe privat është dukshëm e theksuar. Së sektorin publik paga mesatare neto arriti në 1185.60, ndërsa privat 950.65 euro.
Pagat më të larta mujore kanë marrë të punësuarit në sektorin e energjisë, bankat, kompanitë e sigurimeve, menaxhimin e objekteve shëndetësore dhe zyrtarëve shtetërorë.
Vëzhguar nga rajonet, të ardhura më të larta ka pasur në rajonin qendror të Lubjanës, ku vitin e kaluar paga mesatare arriti në 1118.06 euro, 8.5 për qind mbi mesataren kombëtare.