Për shkak se janë të integruar mirë dhe po vazhdojnë arsimimin një familje shqiptare mund të qëndrojë për një kohë në Gjermani. Kështu shkruan ‘wn.de’.
Babai, nëna dhe dy vëllezërit e vajzës shqiptare, Marjana fillimisht ishin urdhëruar të largohen nga Gjermani, pasi kishin qëndruar për një vit e gjysmë, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria llogaritet vend i sigurt dhe të gjithë shqiptarët po dëbohen në vendlindjen e tyre.
Familja shqiptare ishte e integruar dhe banorët vendës kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë familje. Komisioni në Dyseldorf është duke e shqyrtuar mundësinë që 15-vjeçarja dhe vëllezërit e saj të qëndrojnë në Gjermani, derisa të përfundon arsimimin.
Ajo është duke vazhduar klasën e dhjetë në Burgsteinfurter Realschule, kurse punon si praktikante në spitalin “Marienhospital”.
Për të qëndruar përgjithmonë duket e pamundshme megjithatë po shqyrtohet mundësia që të paktën të qëndrojnë derisa të përfundojnë arsimin përkatës.