Këtë vit kandidojnë 1131 femra ose 32.6% nga numri i përgjithshëm i kandidatëve. Në zgjedhjet e fundit ato përbënin 35.1%.
Marrë proporcionalisht, më së shumti femra kandidate ka në Gjenevë, ku 37% të kandidatëve janë femra. Më së paku, 23.8% kandidate femra janë paraqitur në kantonin Schafhauzen.
Sipas partive, përqindje më të madhe të femrave në listat zgjedhore ka Partia e Gjelbër (48%), PS (47%), CVP një e treta ndërsa te FDP, një e katërta. E fundit është SVP-UDC e cila ka vetëm 18% të kandidatëve të saj – femra.