Shqipëria nuk njihet shumë për sportet dimërore dhe sportistët e këtyre sporteve nuk marrin shumë vëmendje dhe nuk janë shumë të njohur.
Megjithatë, ata kanë ekipin e skitarisë që rregullisht merr pjesë në ngjarje të mëdha, edhe pse jo me rezultate kulminante.
Mediat zvicerane janë të befasuar që Shqipëria e ka ekipin në Kampionatin Botëror të Skitarisë që po zhvillohet në St. Mortiz të Zvicrës.
“Ju nuk e keni ditur se Shqipëria e ka ekipin alpik? As ne! Por, në kualifikimet e Zuoz, ajo do të marrë pjesë me tre atletë”, shkruan ‘suedostschweiz.ch’.
Kush duhet të garojë të premten në Corviglia duhet në Zouz të renditet në mesin e 25 më të mirëve. Erjon Tola, skitari më i miri shqiptar nuk ia arriti qëllimit pas një gabimi, megjithatë, ai do të garojë, përcjell albinfo.ch.
“TV Südostschweiz” ka vizituar ekipin shqiptar në Zuoz për të kuptuar se si funksionin. Tola për mediat zvicerane ka treguar që ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore dhe në disa ngjarje të rëndësishme
Trajneri i tij e ka lavdëruar Tolën si një skitar me shumë teknik, derisa misioni i tyre është të kenë paraqitje të mira dhe t’iu tregojnë të gjithëve se edhe Shqipëria e ka ekipin e saj në sportet dimërore.
http://www.suedostschweiz.ch/sport/wintersport/2017-02-16/erjon-tola-albaniens-ski-hoffnung-in-st-moritz
