Ka një vit që Nik Xhelilaj, aktori tashmë i njohur që luan rolin e Winnetou në filmin gjerman me këtë emër, jeton në Berlin. Dhe, ai ka vendosur që më në fund ta mësojë me të vërtetë edhe gjuhën e vendit në të cilin ka zgjedhur të jetojë, shkruan bild.de.
Për këtë arsye Winnetou aktualisht po e mëson gjermanishten në një universitet popullor (VHS).
Niku viziton kurset në këtë shkollë nga e hëna deri të premten, për çdo ditë nga tri orë mësimore, transmeton albinfo.ch. “Unë jetoj në Berlin, prandaj edhe dua ta flas gjuhën gjermane”; thotë aktori. “Por është me të vërtetë shumë e vështirë!”. Në klasën e tij aktualisht janë 15 deri 19 nxënës. “Të gjithë janë refugjatë ose të huaj. Po kalojmë shumë mirë.
Ndërkohë Xhelilaj e ka arritur nivelin gjuhësor A.2.2, që do të thotë se “zotëron njohuritë elementare të gjuhës”, përcjell albinfo.ch. Në pritjen në Berlinale, Niku u është drejtuar me këto fjalë gazetarëve, të cilët ndryshe me të flasin gjithmonë anglisht: “Na lini ju lutem të flasim gjermanisht. Fjalori im i gjermanishtes duhet të pasurohet”.
(Foto: Facebook)