Një banor i qytetit austriak të Gracit ka gjetur në shtëpinë e tij të re 270 mijë euro dhe menjëherë e ka njoftuar policinë, shkruan gazeta “Kronen Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
42-vjeçari kohët e fundit u zhvendos në një apartament dhe pas pastrimit të bodrumit, në një kuti kartoni ka gjetur gjashtë pako të kartëmonedhave me nga 500 euro, një total prej 269,500 eurosh.
Qytetari i ndërgjegjshëm raporton policinë pa hezitim, duke i deklaruar paratë e gjetura, duke dyshuar në origjinën e tyre.
Policia konfirmoi ngjarjen, ndërsa gazeta austriake thotë se pasi nuk është e njohur ndonjë rast i grabitjes apo më shumë raste të tilla me shuma të mëdha të parave, rasti mund të ketë natyrë të krimit ekonomik.