Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ishte shumë i kënaqur me golin e parë me Luganon, si dhe me fitoren ndaj Grasshoppersit me rezultat 3:0, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi kuqezi shtoi se është përshtatur mjaft mirë në skuadrën e re me bashkëlojtarë të rinj. “Carlinjos është një lojtar i madh. Mu desh pak kohë, por kur luan me lojtarë të talentuar si Alioski, Mariani e Sabatini, pastaj gjenden kombinimet e duhura”, deklaroi Sadiku.
Ai është huazuar në Lugano nga Zurich. “Kemi punuar mirë gjatë javës për të mundur Grasshopers. Ata kanë shumë cilësi dhe ne i studiuam shumë mirë. I deshëm këto tri pikë për të rigjetur lumturinë dhe për të ecur përpara”, theksoi sulmuesi shqiptar.