Zvicra kërkon nga OKB që paratë e bllokuara të Libisë, rreth 334 milion sosh, tu kthehen libianëve. Presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey është shprehur në Paris se Zvicra është e vendosur për kthimin sa më të shpejtë të parave të ngrira të diktatorit të Libisë dhe të klanit rreth tij, dhe për shfrytëzimin e tyre në të mirë të popullit.
Gjithsej në Zvicër janë të bllokuara para libiane në vlerë prej 650 milionë frangash. Calmy Rey ka ofruar ndihmën e Zvicrës për çarmatim, pastaj për reformimin e aparatit të sigurisë dhe për çminimin e fushave të minuara.
Zvicra është po ashtu e gatshme të ndihmojë Libinë në ndërtimin e një shteti ligjor.