Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi e ka filluar mbarë vitin 2017, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte gara e parë për Majlindën këtë vit dhe arriti të triumfojë në finalen e madhe ndaj japoneze Natsumi Tsunoda.
Kjo ishte hera e katërt që Majlinda triumfon në garën e Parisit, që vlerësohet si gara më e rëndësishme e vitit në sportin e xhudos.
Kujtojmë që Majlinda vitin e kaluar fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, derisa është kampione e dyfishtë evropiane dhe botërore.