Biznesmeni Lazim Destani është takuar këto ditë me kryesinë e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani me të cilët ka diskutuar për disa projekte të cilat së bashku do t` i realizojnë në Kosovë.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Unionit, Nazim Viça, si dhe më kryesinë e Unionit, Gani Nuha, Bekim Brestovci dhe Albert Hashimin.
“Vitin e kaluar në Kosovë janë ndërtuar hidrocentrale, fabrikë e gypave të ujit, 100 bursa janë ndarë për femrat shqiptare, gratë në Krushë janë financuar për disa projekte, ndërkohë këtë vit do hapet fabrika e lluqeve Ebaufix në Therandë”, thotë anëtari i kryesisë së UBSHGj-së, Albert Hashimi për “albinfo.ch”.
Sipas tij, të gjitha këto janë meritë e bashkëpunimit nga anëtarët e Unionit të Bizneseve shqiptaro – gjermane.
Takimi është mbajtur në zyrat e Ecolog në Düsseldorf.