Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga është ndarë nga drejtori i Zyrës Federale për Migracion, Alard du Bois-Reymond. Departamenti i drejtësisë dhe i çështjeve policore nuk ka bërë të ditura shkaqet e largimit të drejtorit.
Mediet spekulojnë se Bois-Reymond është shkarkuar nga ministrja Sommarga
Alard du Bois-Reymond kishte marrë postin e drejtorit në janar 2010. Nga nëntori 2011 përkohësisht drejtimin e Zyrës do ta marrë zëvendësdrejtori i tashëm, Mario Gattiker, i cili në këtë institucion punon nga viti 2001.